Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka pasur një kërkesë interesante për qeverinë Kurti, teksa ka kërkuar të fillohet sa më shpejt në punimet për autostradën Trudë-Podujevë.
Kërkesa e tij është nxitur nga “vonesat” që po shkaktohen në sjelljen e trofeve në Llap për të festuar me tifogrupin ‘Legjendat’.
Shkrimi i plotë;
E kanë mësuar rrugën 🏆 për Llap. Por e kam një kërkesë tek Qeveria Kurti të mos e vonoj fillimin e autostradës nga Lebana deri në Podujevë se po vonohemi të arrijmë më shpejt të festojmë me “Legjendat”. Koha për kupën e madhe po vjen dhe duhet të përgatitur ⚪️🔵💙🏆






