Drejtori sportiv i klubit Llapi, Tahir Batatina, ka akuzuar trajnerin Bylbyl Sokoli, për largimin e donatorëve nga klubit llapjan. Sipas tij, skenari i Sokolit ishte shkatërrimi i ekipit.
“Shkaktari kryesor që Llapit ia largoi donatorët më të mirë dhe më të ndershëm që ju bashkuan Llapit ishte njeri dhe trajneri që në çdo skuadër ku ka shkuar të njëjtën gjë e ka bërë, i ka shaktrru klubet, derisa edhe kanë falimentuar, por edhe i ka ç’rregulluar në çdo aspekt si në financim ashtu edhe në organizim. Donatorët nuk janë fajtorë, por kanë rënë viktimë e një trajneri si Bylbyl Sokoli, që e njeh një Kosovë për gjëra të tilla”, ka thënë ditë më parë për gazetën “Olle”, ish-trajneri, Tahir Batatina.
“Skenarët e tij po përfundojnë besoj me Llapin, sepse më askush nuk ka besim ta fut në skuadër një njeri si ky, ku skuadrën e shkatërron nga të gjitha pikëpamjet. E vështirë ka qenë që të thehet tabori i organizuar nga donatorët e Llapit, por ky ja arriti, por nuk arriti ta shkatërrojë klubin dhe as skuadrën, sepse edhe lojtarët, por edhe unë e vërejta se skenari i tij për Llapin ishte shkatërrimi dhe ikja nga Llapi, por nuk ja arriti atij qëllimi, sepse akterët kryesor ishin lojtarët dhe unë në pozitën e drejtorit ekzekutiv-sportiv, ku nuk lejuam që Llapi të shkatërrohet nga një njeri që e gjithë Kosova e njeh për metodat që i përdor në çdo skuadër”, ka thënë tutje ai.
Sipas tij, Llapi do të jetë një ekip i organizuar dhe do të gëzojë respektin e qytetarëve llapjanë.
“Llapi ka skuadër për kreun e tabelës, por iku dhe na la me 7 pikë prapa vendit të parë, por do t’ia dalim me ndihmën e Allahut dhe të atyre që Llapin e duan pa interes, që të jemi skuadër që do të paraqitemi në garat e Evropës, ku Llapin do ta bëjmë krenar dhe qytetarët e Podujevës, ku në Llap dhe Gollak do të festojmë së bashku”, ka thënë Batatina.
Kujtojmë, gjatë ditës së djeshme klubit nga Podujeva i janë bashkuar edhe sponsor tjerë.
Llapi pas fitores ndaj Drenicës radhitët në vendin e tretë me 23 pikë./Llapi.info






