Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se të enjten rreth orës ‪‪13:00 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pas informacioneve konfidenciale, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës në QP Gjilan.

“Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale, kanë bërë bastisjen e një minifrigoriferi, i cili ishte sjellë nga familjarët e një të burgosuri”, thuhet në njoftim.

“Bastisja ka rezultuar pozitive, në derën e minifriforiferit në një pjesë të kamufluar është gjetur një telefona mobil i tipit “Samsung” dhe një karikues”.

Pas intervistimit të të paraburgosurit, i njëjti deklaron se “telefonin e ka montuar në frigorifer deri sa ka qenë në liri, pasi që i njëjti e ka ditur se do të vijë në burg”.

Lidhur me këtë rast, i burgosuri është veçuar deri në hetimin e rastit dhe ndaj tij është iniciuar procedura disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Sot, rreth orës ‪‪13:00 n‬ë Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, pas informacioneve konfidenciale, oficerët korrektues kanë…

Gepostet von Shërbimi Korrektues i Kosovës am Donnerstag, 25. Juni 2020