Lokale - eSIMy

Bashkimi Evropian i ka miratuar përmes votimit sanksionet ndaj Shërbimit Iranian të Inteligjencës dhe dy qytetarëve iranianë për shkak të dyshimeve për sulme të këtij vendi në Danimarkë dhe Francë. Sanksionet u miratuan nga ministrat e BE-së gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave.

Emrat e qytetarëve të sanksionuar nuk janë publikuar. Ky vendim erdhi pas rishikimit të listës së BE-së për terroristët, në të cilën janë të përfshira organizatat dhe individët, asetet e të cilëve janë ngrirë nga Bashkimi Evropian. Kjo listë ishte hartuar për herë të parë pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.

Diplomatët francezë dhe danezë i kishin informuar homologët e tyre të BE-së për planifikimin e sulmeve të mundshme që Irani ka përgatitur kundër këtyre dy shteteve. Franca e ka akuzuar Iranin për organizimin e dështuar të një sulmi me bombë në një tubim të një grupi opozitar iranian në Paris.

Ndërkaq, policia daneze e ka akuzuar Tehranin për planifikim të vrasjes së opozitarëve iranianë që jetojnë në Danimarkë. Franca kishte vendosur sanksione ndaj Shërbimit Iranian të Inteligjencës edhe më herët, shkruan “Free Europe.