Në një shtëpi të vogël që as shtëpi nuk mund ta quash, më mirë të themi një kasolle, në cep të pyllit i vetmuar jeton një plak. Është ky Ismet Segashi, i cili jeton i vetëm në fshatin Popovë të Podujevës.

“Nuk ka qenë mirë, e tash është pak më mirë se atëherë ka qenë më skamje”, ka thënë xha Ismeti për RTV Dukagjini.

Xha Ismeti tha se jeta për të ka qenë e vrazhdë. Në këtë fshat siç thotë ai kanë jetuar edhe stërgjyshërit, ndërsa sot të vetmit që e shoqërojnë janë zogjtë dhe kafshët që ju kushton kujdes të veçantë.

“Moti, babë e babagjysh e katragjysh këtu jem”, tha Ismeti.

Hapat e tij të ngadalshëm duken si të trembur, e sa herë që endej rrugës ndalej për një moment duke tundur kokën.

Thotë se jeton me familje, mirëpo ata nuk u panë gjëkundi. Matanë fushave në këtë shtëpi të vogël tha se rrallë herë i bën konak edhe fqinji i tij Behxheti.

Atij sikur i mungon diçka derisa thoshte se të rrallë kanë qenë vizitorët në këtë cep të fshatit.
“Më përpara ka pas njerëz e vizitorë,e tash askush s’na viziton e s’na këqyrë kush…”, ka thënë  Ismeti.

Plaku i vetëm në një fshat të Podujevës

Ju sjellim një reportazh për “Plakun misterioz”, i cili jeton i vetëm në një pjesë të fshatit Popovë të Podujevës. Bëhet fjalë për Ismet Segashin, ku të vetmit shoqërues të tij janë zogjtë dhe kafshët.

Publiée par RTV Dukagjini sur vendredi 20 avril 2018