Mungesa e transportit ajror si pasojë e pandemisë COVID-19, ka bërë që bashkatdhetarët t’ia mësyjnë Kosovës nëpërmjet transporteve rrugore, njofton Llapi.info.
Gjatë ditës së sotme ka pasur fluks të veturave në pikën kufitare të Merdares.
Ashtu si edhe herëve të tjera, mërgimtarëve po u del punë me policinë kufitare të Serbisë.
Ata po gjobiten edhe për mos-vendosjen e rripave të sigurisë në ulëset e prapme të veturës. Për këtë, policia serbe po i shqipton gjoba deri në 80 euro.
Me të njëjtin problem janë ballafaquar sot disa mërgimtarë të cilët kanë kaluar nëpërmjet rrugëve të Serbisë, përkatësisht më magjistrale dhe në autostradë.
Ata kanë apeluar tek të tjerët që ta përshtatin kufizimet e shpejtësisë dhe t’i vendosin rripat e sigurisë në të gjitha ulëset./Llapi.info