Për t’i kaluar festat pranë më të dashurve, bashkatdhetarët janë kthyer në vendlindje.
Ardhja e shumtë e mërgimtarëve ka bërë që a bërë që herë pas here të ketë pritje të gjata ne komunikacion nga hyrja e deri në qendër të qytetit, shkruan Llapi.info
Për të anashkaluar këto pritje disa nga qytetarët janë duke përdorur si alternativë, rrugët dytësore të qytetit.
Ndryshe, mërgimtarët për të arritur në vendlindje janë detyruar të presin me orë të tëra në pikë kalimin kufitar në Merdare, derisa Policia vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare për të mos shkaktuar tollovi, por radhët janë shtuar ditët e fundit./Llapi.info