Me vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndryshimin e orarit të lëvizjes së lirë të qytetarëve edhe barnatoret e licencuara do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre me orar të ri.
Barnatoret do të jenë të hapura, sipas vendimit edhe për lëvizjen e qytetarëve, nga ora 06:00 deri në ora 17:00.
Megjithatë, do të organizohet edhe kujdestaria, pas këtij orari, thuhet në vendimin e Qeverisë.
“Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë. Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale”, thuhet në vendim.
Ndërsa po ashtu shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi, thuhet në venimin e Qeverisë.





