Barishtet jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale, por ato mund të përgatiten në mënyra të ndryshme dhe të thjeshta.

Shumë studime janë kryer për të mësuar më shumë rreth benefiteve që vijnë nga konsumi i tyre.

Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Ka shumë arsye pse duhet të konsumoni rregullisht barishte, një prej tyre është edhe ulja e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Mund të ulin inflamacionin në trup

Pra nëse konsumoni spinaq, sulfokinovoza mund të ketë një efekt anti-inflamator në trup.

Barishtet mund të shkaktojnë gazra tek disa njerëz. Por duhet të dini që kjo ndodh vetëm kur e tejkaloni me konsumin e tyre.

Mund të ndihmojnë për të përmirësuar forcën e muskujve

Nitratet që gjenden tek barishtet mund të ndihmojnë në përmirësimin e forcës dhe lëvizshmërisë së muskujve.

Konsumi i rregullt i tyre është i domosodshëm veçanërisht tek njerëzit e moshuar që janë më të rrezikuar nga rrëzimet dhe dëmtimet.

Për të përfituar sa më shumë prej tyre, kombinojini me proteina me bazë shtazore si mishi i pulës dhe me proteina më bazë bimore si fasulet e zeza.

Ulin rrezikun e qelizave tumoriale

Duke qënë se barishtet janë plot me antioksidantë të quajtur polifenole, ato mund të ulin rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri.

Një tjetër arsye e vlefshme se përse duhet t’i konsumoni rregullisht ato./AgroWeb