Ernesto Valverde ka paralajmëruar se Arturo Vidal mund të largohet nga Barcelona qysh në këtë afat kalimtar të janarit.

Mesfushori kilian nuk është në planet e skuadrës katalunase, andaj mund të shitet në këtë dimër.

Interi është në garë për 32-vjeçarin, derisa trajneri i Blaugranasëve bëri të ditur se ata kanë shumë mesfushorë në skuadër.

“Vidal është lojtar i yni. Ne jemi të lumtur me të, Sot kemi shumë thashetheme. Do të shohim nëse ai do të luajë sot”, ka thënë Valverde.

“Kur të arrijë afati kalimtar i janarit, do të shohim çfarë do të ndodhë me të, por ne jemi të lumtur që e kemi në skuadër”.


“Ne kemi shumë mesfushorë në skuadër, është e vërtetë, por janari do t’i tregojë të gjitha”, ka shtuar më tej trajneri i Barcelonës.

Interi shpreson ta transferojë Vidalin, por katalunasit kërkojnë 40 milionë euro për kartonin e tij.