Antoine Griezmann do të largohet nga Barcelona vetëm pas një viti qëndrim në Camp Nou.
Sulmuesi francez iu bashkua kampionëve të Spanjës për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, por pa arritur të ambientohet me lojën e tyre.
Griezmann ka zhvilluar 37 ndeshje duke shënuar 14 gola e duke bërë katër asistime, por në Camp Nou nuk janë të kënaqur nga loja e francezit.
Mundo Deportivo ka raportuar se Barcelona e ka nxjerrë në shitje yllin francez dhe kërkon largimin e tij në verë.
Katalunasit tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit dhe për ta lënë të lirë kampionin e botës me Francën duan 120 milionë euro.
Gjithsesi ekziston edhe mundësia që Griezmann të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me PSG-në për brazilianin Neymar.
Interesim për lojtarin kanë shprehur dy skuadrat e mëdha angleze Arsenal dhe Manchester United, por Griezmann i intereson edhe Interit të Antonio Contes.