Barcelona ka zbuluar fenellat e reja për sezonin e ardhshëm.

Për herë të parë në histori, gjiganti katalunas do të luajë me fanellat në formë të katrorëve, e cila i ngjan shumë ekipit kombëtar kroat.

Për shkak të kësaj, Federata e Futbollit të Kroacisë ka reaguar duke i dërguar një mesazh kampionit spanjoll.

“Provë e mirë, Barcelona, por ju nuk mund të tejkaloni kuqe e bardhët – dhe ne jemi të sigurt se Ivan Rakitic do të jetë i lumtur me fanellën e re!”, shkroi në reagimin e HNS-ë.

Mbetet të shihet nëse do të reagojnë blaugranat pas këtij “provokimi” të kombëtares së Kroacisë.

Ndryshe, Kroacia është e njohur për këto fanellë dhe në bazë të saj ka marrë nofkën “katrorët”.

??? Dobar pokušaj, FC Barcelona, ali ne možete nadmašiti crveno-bijele kvadratiće – i sigurni smo da će Ivan Rakitić uživati u novom dresu! ?⚪️

Gepostet von Hrvatski nogometni savez am Montag, 3. Juni 2019