Barcelona është bërë klubi më i fundit që e siguron kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pas fitores 3:1 kundër Borussia Dortmund, derisa Interi e mundi Slavia Pragën 3:1 për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në xhiron e fundit.

Liverpooli dhe Napoli u ndan baras 1:1, derisa Salzburgu e dërrmoi 4:1 Genkun, që nënkupton se gjërat janë shumë të hapura në Grupin E, raporton Gazeta Express.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara sot, Leipzig e mundi 3:1 Benfikën, Zeniti e mposhti 2:0 Lyonin.

Ajaxi e mposhti 2:0 Lille, ndërsa Chelsea dhe Valencia u ndan baras në ndeshjen e zhvilluar më herët të mërkurën.