Gjiganti katalunas nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi argjentinas i Interit, i cili pëlqehet edhe nga Real Madridi
Barcelona është e vendosur për ta transferuar Lautaro Martinezin, njofton portali italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.
Gjiganti katalunas është duke e menduar strategjinë që ta bindë Interin për t’ia shitur sulmuesin e rrezikshëm argjentinas.
Kampioni aktual spanjoll nuk e ka ndërmend ta paguajë klauzolën e shkëputjes së kontratës prej 111 milionë eurosh.
Mirëpo, Barça shpreson që të paguajë më pak para dhe është e gatshme t’ua japë Zikaltërve Arturo Vidalin në këmbim plus para.
Interesim për Lautaron ka shfaqur edhe Real Madridi.
Prandaj, gjatë verës që vjen do ta shohim një garë të ashpër në mes të dy klubeve spanjolle për sulmuesin argjentinas.