Komisioni për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në Parlamentin e Kosovës sot shqyrtojë kërkesën me peticion të dërguar nga “Iniciativa Qytetare Orllan” dhe OJQ “Sundimi I Demokracisë në Kosovë” me datë 30.03.2017 .

Përfaqësueset e peticionit shprehen shqetësimin e banorëve te Orllanit me fshatrat për rreth për mungesën e ujit cilësor duke u ndjerë të diskriminuar dhe të privuar nga e drejta elementare për kyçje në ujësjellës duke pas parasysh se uji që përdoret nga këta qytetar është uji i kontaminuar .

Kërkesa e përfaqësuesve të peticionit ishte që të kordinohen Komuna e Podujevës me Ujësjellësin Rajonal Prishtina për gjetjen e mjeteve të nevojshme për realizimin e projektit , po ashtu kërkesa u drejtua edhe deputetëve të Parlamentit të Kosovës në përbërjen e komisionit që të gjendet forma dhe mundësia të ndahen mjete për këtë Projekt në ndarjen buxhetore për vitin 2018.

Kryesuesja e Komisionit Duda Bala së bashku me të gjithë anëtarët u pajtuan me kërkesën e përfaqësuesve të peticionit që të kërkohet nga qeveria dhe Parlamenti që në ndarjen buxhetore për vitin 2018 të ndahen mjete për projektin në fjalë.

Përfaqësuesi i Ujësjellësit Rajonal Prishtina Sokol Xhafa, theksoi se projekti është dorëzuar në komunën e Podujevës, mirëpo mungojnë mjetet e nevojshme për realizimin e projektit.

Përfaqësuesi nga Komuna e Podujevës Avni Syla u pajtua me kërkesën e drejt të banorëve të Orllanit me fshatrat për rreth, potencojë se janë ndarë  45 mijë euro nga Komuna e Podujevës për vitin e ardhshëm për këtë projekt.

Mos posedimi i informative të tjera të kërkuara nga ana e Komisionit Parlamentar në drejtim të përfaqësuesit të komunës së Podujevës detyruan komisionin të ndërpret mbledhjen për këtë çështje për tu thirrur edhe një e tillë dhe kërkoj nga Syla në mbledhjen e ardhshme të posedojnë informatat konkrete lidhur me kërkesën e banorëve te Orllanit me fshatrat për rreth.