Banorët e Budakovës së Suharekës tash e një muaj janë në hallë me dy qenë të racës pitbull.

Këto kafshë për kaq kohë, po ua mbysin edhe kafshët shtëpiake.

Budakovasit dyshojnë se kafshët ua solli dikush nga jashtë fshatit.

Banorët thanë se nuk kanë bërë ankesë në Komunë të Suharekës as në polici, mirëpo shpresojnë që këta të fundit t’iu bëjnë zgjidhje në hallin që kanë.