Lokale - eSIMy

Uji i shumtë ka bllokuar edhe një lagje në rrugën “Tetova”, prapa ETC-së në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu kanë thënë ata duke dërguar edhe pamje në Llapi.info.

Sipas tyre, sa herë që ka reshje të shiut, e sidomos ato intensive, kjo gjendje e tillë krijohet çdo herë, por deri më tani, problemet nuk janë zgjidhur.

Në pamjet që ka siguruar portali shihet se në këtë vend kanë dalë edhe zyrtarë komunalë.

Mirëpo, banorët janë ankuar tek komunarët se vetëm një ekskavator është sjellë tek ta, por që gjendja vazhdon të mbetet e rëndë nga uji.

Ndryshe, reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra të Podujeëvs./Llapi.info

Më poshtë pamjet: