Lokale - eSIMy

Në disa fshatra të Komunës së Podujevës, reshjet e borës kanë bërë që të “bllokohen” rrugët, shkruan Llapi.info.

Të tillë gjendje e kanë edhe disa rrugë të fshatit Shtedim. Në pamjet që kanë dërguar banorët e kësaj ane, shihen se banorët ia kanë mësyrë vetë për t’i hapur rrugët.

Madje, një mërgimtar ka marrë mjetet bujqësore për t’i pastruar rrugicat në këtë fshat.

Fshati Shtedim

Përveç këtij fshati, Llapi.info ka pranuar ankesa nga dhjetëra banorë të fshatrave të ndryshme të Podujevës për gjendjen e rrugëve, duke hedhur kritika në drejtim të kompanive të pastrimit. Ankesa ka edhe nga fshati Dyz, Gllamnik, Bradash, Sfeçël dhe Balloc./Llapi.info

Fshati Gllamnik

Fshati Dyz