Banorët e fshatit Orllan me rrethinë shumë shpejt do të bëhen me ujë të pijes. Edhe pse që nga viti 2011 kanë pritur që të lidhen në rrjetin e ujësjellësit, ata së fundmi kanë gjetur edhe adresën në të cilën edhe kanë shpalosur mendimet, problemet dhe programet e tyre. Deri më 2020 ata do të do të lidhen në rrjetin e ujësjellësit. Dhe e gjithë kjo falë iniciativës që ata ndërmorën vite më parë, shkruan Llapi.info.

Njëra nga iniciuesit kryesorë të këtij projekti, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci njëherësh edhe anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në një prononcim për Llapi.ifo ka treguar tërësisht sesi ka rrjedhur ngjarja që projekti rrjetit të Ujësjellësit të fshatit Orllan me rrethinë është futur në kuadër të buxhetit të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Bogujevcit mos marrja parasysh e kërkesave të banorëve të kësaj ane që nga viti 2011, ka bërë që këta banorë të drejtat e tyre t’i kërkojnë edhe përmes protestave.

“Unë kam takuar banorët kam dashur të informohem më detaisht prej tyre çka ka ndodhur edhe pse nuk është marrë përsipër kërkesa e tyre. Do me thënë po flasim për ujë të pijshëm. Këta banorë faktikisht më 2011 e kanë dërguar peticionin ka shkuar në komision, në të njëjtin komision atëherë komisioni ka kërkuar edhe nga Ministria e Mjedisit edhe te komuna e Podujevës, me kërkesë që me u nda mjetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Edhe për me u nda mjetet që të realizohet ky projekt por nuk është ndërmarrë asgjë gjë që edhe ka nxit banorët që të protestojnë e të mbajnë tryeza të ndryshme” tha ajo.

Sipas saj, në komisionin në të cilin edhe është dërguar peticioni i banorëve, komuna e Podujevës ka qenë shumë e pa përgatitur lidhur me këtë çështje, teksa ka thënë se mjetet të cilat kjo komunë i ka ndarë për këtë projekt kanë qenë të pa mjaftueshme.

“Komuna kur ka ardhur në komision ka qenë tepër e papërgatitur. Ajo ka qenë totalisht e pa informuar. Ujësjellësi rajonal i Prishtinës ka arritur ta bëj projektin ideor, dhe në bazë të projektit ideor shuma ka qenë mbi 1 milionë e 300 mijë euro. Unë e kam ngritur si çështje kur kemi pas buxhetin në lexim të parë në Parlament edhe kam dërguar amendamentin në Komisionin për Buxhet dhe Financa. Fati deshi që edhe komisioni edhe ministri e mirëkuptuan dhe e pranuan atë. Unë e kam tërhequr amendamentin, që në procedurë shkon ashtu siç e kam dorëzuar dhe me propozim shkon në komisione, edhe ministri ka ecë dhe është aprovuar. E në takimin që është mbajtur, jemi pajtuar të gjithë që 200 mijë euro me u nda prej buxhetit për vitin 2018, 400 mijë për 2019 dhe pjesa tjetër e mbetur që është 700 e diçka për 2020- ën” ka thënë ajo, duke kritikuar komunën e Podujevës për neglizhencë të punës duke thënë se ajo është dashur që të bëj presion në ministri e të bashkëpunoj me ujësjellësin dhe të thith donacione shtesë.

Ndërsa përfaqësuesi i banorëve të komitetit të Orllanit, Rexhep Zeka tha pwr Llapi.info se banorët këtë punë e kanë vuajtur prej shumë kohësh, pasi që edhe pak ato burime të ujit që janë në Orllan, janë me kimikale
“Natyrisht banorët e vuajnë këtë punë prej pas luftës që është në vazhdimësi, dihet që këtë pjesë përveç që nuk ka burime nëntokësore të ujit edhe pak ato burime që janë edhe ato janë të kontaminuar si Zona e Orllanit me fshatrat përreth ka minerale të ndryshme që mbajnë kimikale” tha ai.

Sipas Zekës banorët e kësaj ane akoma nuk mund ta besojnë se mjetet për këtë projekt janë ndarë.
“Kjo është pritur shumë mirë, natyrisht pak me skepticizëm për arsye se ende nuk mund ta besojnë që janë ndarë mjetet dhe që kanë me mujt me qenë të dedikuara për këtë çështje edhe pse ne i kemi pa çartë se mjetet janë ndarë në tri pjesë” tha Zeka.

Për fund, deputetja Bodujevci ka thënë se këta banorë duhet të mirën shembull për punën që kanë bërë pasi që ata ka me vite të tëra që nuk kanë reshtur së kërkuari për të drejtat e tyre. Kurse në shenjë  respekti Bogujevcit i është dhënë edhe një gur i çmuar nga fshati Orllan./Llapi.info