Lokale - eSIMy

Dje, Llapi.info raportoi për bamirësinë e familjeve të ndryshme nga Kosova në përgjithësi dhe Podujeva në veçanti për fëmijët e varfër të Afrikës së Jugut, të cilët përballen me mungesë të madhe të njerës nga gjërat më elementare për jetë; ujit.

Një vepër të këtillë humane ndaj familjeve afrikane, e kishte bërë përveç shumë familjeve tjera, edhe familja Murati nga Podujeva.

Në emër të Islam dhe Kada Muratit, ishte ndërtuar një çezme me ujë të pijes për familjet në Afrikë të Jugut – derisa në pamjet e publikuara shihet gëzimi i fëmijëve për këtë vepër.

 

Fëmijët afrikanë të gëzuar me çezmet që po ua ndërtojnë kosovarët, në mesin e tyre edhe disa familje nga Podujeva (Video)