Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Feronikelit në kuadër të javës së 29-të të Superligës.
Suharekasit triumfuan me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Drenas.
Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën kanë qenë të mjaftueshëm për 3 pikët e ekipit të trajnerit Bledi Shkëmbi.
Ermal Krasniqi shënoi golin e parë në minutën e 35-të pas asistimit të Armend Thaçit.
Ndërkaq, golin e dytë dhe të fundit e realizoi Mirlind Daku shënoi nga penallti në minutën e 76-të. Për Dakun ishte goli i 27-të këtë edicion. Ndërkohë, penalltinë e fitoi Nazmi Gripshi që u ndal në zonë në mënyrë të palejueshme.
Vendasit patën disa raste shënimi, madje dy herë e qëlluan shtyllën me Përparim Islamin dhe Yll Hoxhën, por nuk ia dolën asnjëherë që të realizojnë.
Kjo fitore e mban Ballkanin në pozitën e dytë dhe në garë për titull të kampionit.
Me 61 pikë, Ballkani zë vendin e dytë me tri pikë më pak se Drita që vazhdon të mbetet liderë, kurse ka një pikë më shumë se Prishtina që është e dyta.