“Lëvizja VETËVENDOSJE! – 9 asamblistë, PDK – 7 asamblistë dhe AAK – 2 asamblistë. Gjithsej 18 asamblistë me të cilët i garantojmë Agim Veliut një opozitë të fortë, meqë kështu përbëjmë shumicën në Asamblenë Komunale.”

Kështu e ka filluar një status në rrjetin e tij social, anëtari i i VV-së, Pajtim Balaj i cili ka shkruar se me këtë përbërje duke shpresuar edhe në votat e Ballit Kombëtar dhe Partisë së Drejtësisë, ndërmarrjet publike mund t’i hiqen kryetarit të Podujevës, Agim Veliut.

Më poshtë ja edhe statusi i plotë i Balajt:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 9 asamblistë
PDK – 7 asamblistë
AAK – 2 asamblistë
Gjithsej 18 asamblistë me të cilët i garantojmë Agim Veliut një opozitë të fortë, meqë kështu përbëjmë shumicën në Asamblenë Komunale. Ndërmarrjet publike dhe ato regjionale, tani me një bashkëpunim të mirë të opozitës mund t’i hiqen Agim Veliut nga ndikimi.
Nëse e ruajmë këtë përbërje, asnjë vendim i rëndësishëm nuk do të mund ta kalohet pa dakordimin e plotë të Agim Veliut me opozitën. Nuk po them që duhet të bashkohemi për bllokim, por të bashkohemi për të mirën e komunës dhe qytetarëve.
Përpos kësaj, pjesë e këtij blloku mund të bëhet edhe Balli Kombëtar dhe Partia e Drejtësisë.