Kryetari i Federatës Sindikale e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj ka folur për Gazetën Sinjali, pasi kompania “Devolli” i bllokoi llogaritë bankare të “Telekomit”, për shkak të një borxhi që i kanë kompanisë së tyre, “Z-Mobile”.
Balaj thotë se ka qenë e pritshme që Devollët do të na bllokojnë llogaritë, sepsa ata janë zhvatësa, dhe e kanë zhvatë mbi 200 milionë buxhetin, për 10 vjet.
“Jam informu pak më herët nga zyrtarët e Telekomit se janë bllokuar llogaritë”.
“Për neve si Sindikatë ka qenë e pritshme që Devollët të na bllokojnë xhirollogaritë, sepse ata për neve janë zhvatësa se e kanë zhvatë mbi 200 milionë buxhetin, për 10 vjet dhe sa herë t’i vjen mundësia ata kanë me blloku dhe me marrë pare pa punu hiç, pare pa djersë”.
“I ka thanë dikush që i kemi 2.5 milionë euro në llogari edhe i kanë blloku”
Ai pret që të intervenojë shteti, pasi që është në kontakt me kryeministrin, Hoti dhe me ministrin, Kuçi.
“Ne presim që të intervenojë shteti, por hapat tonë si Sindikatë gjatë ditës do t’i konfirmojmë”.
“Jam në kontakt me kryeministrin, Avdullah Hoti, jam në kontakt edhe me zyrën e ministrit dhe presim se çfarë po bëjnë ata gjatë ditës”.
“Gjatë ditës do t’i bartim komplet kërkesat tona për këtë çështje, dhe hapat që do t’i ndërmarrim”.