Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami deklaroi se mungoi guximi për ta trajtuar çështjen e rritjes së pagës minimale në Kosovë, për shkak se ligji i veteraneve ka reference pagën minimale, prandaj nëse rritet paga minimale do të kërkohet rritja edhe nga ana e tyre.
“Ne sot nuk kemi zbatim te ligjeve nga ana e ndërmarrjeve private për shkak te korrupsionit. Qeveria para se me fol për përmirësimin e ambientit të biznesit, fillimisht të mos kërkojnë 10 përqind për tendere. Të mos e trajtojmë problemin e pagës minimale me popullizëm”, u shpreh ajo gjatë seancës parlamentare.
Ndaj kësaj deklaratë reagoi deputeti i AAK-së, Muharem Nitaj, i cili kërkoi nga Bajrami që të tregojë se ku, kur dhe kush nga qeveria e ka kërkuar atë 10 përqindëshin për çdo tender dhe se pse këto info nuk i ka dorëzuar në prokurori.
“Këtu kam mund të gaboj veç në përqindje, ndoshta nuk është dhjetë, është më e lartë”, u përgjigj deputetja Bajrami.






