Lokale - eSIMy

Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka vizituar Qendrën Operative Emergjente në Gjilan, ku ka biseduar me kryetarin e Komunës, Lufti Haziri, dhe drejtorin e Arsimit, në lidhje me mbarëvajtjen e mësimit në distancë, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, Bajrami tha se procesi i mësimit online vlerësohet të jetë i suksesshëm, duke marrë për bazë të i gjithë procesi ka filluar nga zero.

Më tej ministrja ka shtuar se janë në përgatitje të testit të maturës dhe atij të arritshmërisë. Ajo ka sqaruar se testet duhet të mbahen në mënyrë që nxënësit të mos mbesin mbrapa sa i përket edhe regjistrimit nëpër fakultete.

Bajrami thotë se gjatë testimit do të respektohen të gjitha rekomandimet e ardhura nga IKShPK-ja, raporton EO.

“Ne bashkërisht kemi mundur ta realizojmë mësimin online. Kemi marrë raportin në baza javore, shpesh herë ju keni intervenuar edhe vet, jeni në komunë kampion që i keni dalë në ndihmë qytetarëve”.

“Ministria ka filluar nga zero, nuk kemi pasur asnjë përmbajtje digjitale. 1 800 video ligjërata kemi arritur që t’i prodhojmë. I tërë procesi i mësimit është i suksesshëm se kemi bashkëpunuar me DKA-të”.

“…kemi ofruar mësim edhe për komunitetin boshnjak dhe turk, kurse për mësimin në gjuhën serbe është refuzuar nga kryetarët e komunave”.

“Jemi në përgatitje për testin e maturës dhe arritshmërisë. Në konsultim me ekspertët është më mirë që të mbahet testi ngase kjo do të kishte pasoje, do të ishte pengesë për regjistrim në fakultetet”.

“Ne kemi marrë të gjitha pasojat dhe testi do të iu përshtate maturantëve do të përcjellim rekomandime dhe të ofrojmë të gjithë ndihëm e nevojshme për nxënësit”.