Lokale - eSIMy

Bajram Ajeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, njofton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Ajeti ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë për ta lënë këtë qendër në brezin e ri.

“Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për ta lënë në duar të brezit të ri. Përkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të përjetshëm. Ju falënderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve”, ka shkruar Ajeti./Llapi.info