Lokale - eSIMy

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se nëse ka pasur nepotizëm në konkursin e KEK’ut, atëherë Prokuroria të nis hetimet.

Bajqinovci në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se edhe djali i agjës së tij ka aplikuar, mirëpo nuk është pranuar.

Ai madje tha se për aplikimin e djalit të agjës së tij e mori vesh pasi u bë temë çështja e punësimeve në KEK.

“Unë nuk muj me thanë se nuk e di. Nëse ka, e lus Prokurorinë të nis hetimet dhe gjykatat. Unë djalin e agjës tem, ka apliku dhe e kanë largu. Djali i agjës tim nuk punon, kurrë s’ka punu. Edhe në fund është i papunë, nuk më vjen mirë që është i papunë, por ai nuk më ka thënë: Mef ndihmom.

Unë e kam marrë vesh kur u bë e madhe kjo punë. Dje pardje tha edhe unë kom apliku, por nuk kom dasht me t thon”, tha Bajqinovci.