Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca, kanë vizituar sot të parin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, për t’i uruar detyrën e re, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bajqinovci ka thënë se nga ky takim janë informuar për reformat që janë duke u bërë në këtë komunë.
“Sot së bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme Z.Glauk Konjufca vizituam kryetarin e ri të komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi. Duke i uruar suksese në detyrën e re, nga Prof.Bulliqi u informuam për punën dhe reformat që janë duke u bërë në komunën e Podujevës”, ka shkruar ai.
Kujtojmë, VV ka arritur të thyej bastionin e LDK-së në Llap, duke triumfuar në zgjedhjet e 29 nëntorit./Llapi.info






