Një mbledhje e jashtëzakonshme është thirrur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ të komunës, me qëllim të bashkimit të qytetit.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga kjo komunë, raporton lajmi.net.
“Inicimi i ndryshimit të Ligjit Nr. 03/L-041 Për kufijtë administrativ të komunave, me qëllim bashkimi i Mitrovicës”, thuhet në këtë komunikatë.
Mbledhja ka filluar në orën 11:00.
Kërkesa në fjalë është parashtruar nga i pari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas dorëheqjes së Goran Rakiq, kryetar i veriut të Mitrovicës.