Një 43-vjeçar ka përfunduar në spital mbrëmjen e së dielës, pasi që ka marrë lëndime të rënda si pasojë e një sulmi fizik që dyshohet se iu bë nga dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Policinë e Kosovës.

43-vjeçari ka deklaruar se është sulmuar fizikisht pas mesnate në rrugën ‘Haxhi Zeka’ nga një 49-vjeçar dhe djali i tij i mitur.

Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme, me ç’rast është ftuar për intervistim personi i dyshuar ndaj të cilit më pas është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.