Tre persona janë arrestuar për sulm seksual në Skenderaj.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një burrë raportoi se dy vajzat e tij të mitura i kishte ftuar në banesë një grua dhe i kishte njoftuar me dy burra.

Sipas raportimit të tij, dy burrat i kanë ngacmuar vajzat e mitura duke i nxitur të martohen.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 2 shtator.