Një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit të tij në fshatin Savrovë të Suharekës për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi familjare, pasi babai plagosi atë duke përdorur armën e zjarrit.
Viktima është dërguar për trajtim të menjëhershëm në Spitalin e Prizrenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Policia i është përgjigjur rastit menjëherë, ku babai pas plagosjes së birit të tij është ngujuar në shtëpi, dhe pas një kohe bisedimesh me organet e rendit është dorëzuar. Policia ka realizuar një bastisje, ku me këtë rast ka sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.
I dyshuari ngarkohet me tri vepra penale, dhunë në familje, mbajtje në pronësi dhe përodrim të paautorizuar të armës, dhe tentim vrasje.






