Në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka dëshmuar Naim Musliu, babai i Agon Musliut, të riut që u vetëvra në Qendrën e Studentëve, raporton Ekonomia Online.
Naim Musliu fillimisht ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për djalin e tij si dhe për të gjithë ata që kanë vdekur nga Covid-19.
Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Mimoza Kusari-Lila, që kjo e fundit i ka treguar administratës se çfarë ai të flet. Ai ka thënë se djali i tij ka vdekur në duart e shtetit.
Madje, Naim Musliu e ka quajtur diktator kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
“Të gjithë të VV-së po e ulni kokën poshtë kur po bëhet fjalë për djalin tim. Këtu duhet me thënë të vërtetën. Vendosja në karantinë ka qenë e kundërligjshme”.
Ndërsa kryesuesja e komisionit Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të gjitha vendimet janë marrë në përputhje me ligjin, raporton EO.
“Ne veprojmë sipas ligjit dhe në përputhje me ligjin dhe çdo që mu është thënë është i paraparë me ligjin”.
“Ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën por duhet të mundohemi në zbardhjen e rastit kur ka humbur jetën Agonit”.






