Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij janë të shtrirë në QKUK pas infektimit me COVID-19, gjersa ka shtuar se gjendja e tyre është e rëndë por stabile.
Kështu u shpreh vetë Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.
“Miq te respektuar, gjendja shendetesore e Edibes dhe e imja vazhdon te jete e rende, por stabile. U falenderojme nga zemra per interesimin tuaj te madh. Edhe ne kete siklet ndihemi te bekuar me miqesine dhe respektin tuaj.Vazhdoni te beni dua e lutje per ne! Mos na telefononi, sepse gjendja qe kemi nuk na jep mundesi te pergjigjemi. Kerkojme mirekuptim!”, tha ai.