Lokale - eSIMy

Imami llapjan, Bekim Jashari, ka publikuar një fotografi me Rrahim Fejzullahun, axhën e Lulzimit, të vrarë para pak kohe, shkruan Llapi.info.

Ai ka bërë të ditur se u ka dhënë besë familjes së të dyshuarit për vrasjen e nipit të tij.

Shkrimi i plotë nga Bekim Jashari:

Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit.
Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit.