Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish sekretarit të përgjithshëm, Gani Shabani.

Avokati i Shabanit, Nikë Shala, ka thënë se dje ka marrë konfirmimin se kjo kërkesë e tij si mbrojtës juridik është refuzuar, njofton Klan Kosova.

Ai ka paralajmëruar se tash do të dorëzojnë ankesën në Gjykatën e Apelit për këtë rast.

Shala, ka thënë për klankosova.tv se është vetëm avokat i Shabanit, por jo edhe i Aganit, por që ka treguar se ata janë të akuzuar në bashkëveprim.

Kjo do të thotë se ka një rikonfirmim ndaj të dyve, në rastin “Stenta” me aktakuzën për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”.