Lokale - eSIMy

Mbrojtja e Salih Mustafës, ish-komandantit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka paralajmëruar mocion kundër ekzistencës së Gjykatës Speciale.

Avokati holandez, Julius Von Boné ka thënë sot se gjatë ditëve të ardhshme mund të inicoi mocione kundër Dhomave të Veçanta, përmes të cilave do ta kundërshtojnë juridiksionin dhe ligjshmërinë e këtij institucioni.

Siç ka theksuar avokati mbrojtës i Mustafës, fakti që sot bashkë me klientin e tij u paraqit në seancën e parë të këtij tribunali, nuk do të thotë se e pranojnë gjykatën si të tillë.

“Mbrojtja në këtë moment nuk e përjashton mundësinë e dorëzimt të mocioneve të cilat kundërshtojnë juridiksionin apo legalitetin, ligjshmërinë e gjykatës. Dhe fakti që jemi këtu sot nuk do të thotë që mbrojtja e pranon gjykatën si të tillë. Por këtë do ta bëjmë me kalimin e kohës përmes mocioneve tona”, ka thënë Von Boné në seancën e parë gjyqësore të Speciales.

Ndërkaq, ish-komandanti i Njësitit BIA të UÇK-së, Salih Mustafa, ka vendosur që në seancën dëgjimore të mos deklarohet rreth fajësisë.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë ai gjatë paraqitjes së parë në Hagë, para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Salih Mustafa ishte arrestuar të enjten nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pasi Gjykata Speciale ia kishte konfirmuar aktakuzën qysh në qershor të këtij viti.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale, si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Llapit, Sali Mustafa para Gjykatës Speciale: Nuk ju jap përgjigje sot

Ish-eprori i UÇK-së në Zonën e Llapit, Sali Mustafa para Gjykatës Speciale: Nuk ju jap përgjigje sot (Video)

Gepostet von Llapi.info am Montag, 28. September 2020