Avni Islami do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kjo u bë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje.
Bashkimin në garë të tij e ka prezantuar kryetari i Qendrës së LVV’së, Shpejtim Bulliqi.
Njoftimi i plotë:
Prof. Dr. Avni Islami i bashkohet Lëvizjes dhe është pjesë e listës sonë zgjedhore
Avni Islami nga Balli Kombëtar Demokratik i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje! dhe garon në listën tonë zgjedhore.
Avniu është njohës i mirë në fushën e sigurisë dhe është profesor në Kolegjin Biznesi në lëndët: Kriminalistikë, Politika Kriminale, Krimi i organizuar, Terrorizmi ndërkombëtar, Krimet Kompjuterike, Shërbimet Informative si dhe
lëndët e specializuara në Siguri. Gjithashtu është Zv. Kryesues i Bordit të Universitetit të Mitrovicës.
Ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal në mandatin 2017-2021.
Kryetari i Qendrës njëherit Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e mirëpriti dhe e uroi duke i dëshiruar suksese në garë.