Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ditët në vijim zyrtarët e kësaj partie do të dalin në teren, ku do të bisedojnë me qytetarë e biznese nëpër fshatra e qytete.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se do të bisedojnë për sfidat nëpër të cilat po kalojnë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen e LDK-së në adresimin e këtyre sfidave, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

Në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese. Do të dëgjojmë secilin.

Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave.

Ju presim për të dëgjuar vlerësimet, kritikat dhe propozimet e juaja.