Lokale - eSIMy

Kryeministri i ri Avdullah Hoti i është drejtuar deputetëve për herë të parë në këtë cilësi duke iu premtuar llogaridhënie transparente.

“Jam i nderuar që bashkë me kabinetin qeveritar kemi marrë besim për shërbimin vendit dhe qytetarëve në këtë kohë të vështirë, ku ka nevojë për rimëkëmbje dhe nevoja imediate për të rindërtuar marrëdhëniet e prishura me partnerët strategjikë”.

“Do të jemi llogaridhënës edhe në mbrojtje të Kushtetues. Ju siguroj që do të ndërtojmë një komunikim të ri mes Qeverisë dhe Kuvendit”.

“Na presin shumë punë dhe ky Kuvend do të jetë i nxënë ditëve të ardhshme. Na priftë e mbara!”.