Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka apeluar tek qytetarët që therja e kurbaneve për festën e Kurban Bajramit të kryhet vetëm në thertoret e aprovuara nga shteti, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe respektimit të ligjit.
AUV ka bërë të ditur se lista e thertoreve të aprovuara është publikuar në faqen zyrtare të agjencisë.






