Lokale - eSIMy

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, sot ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur sa i përket marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë para një viti, për ndërtimin e autostradës Besi-Merdar, e që sipas tij pritet të nis së ndërtuari në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ministri Aliu gjithashtu akuzoi Qeverinë Haradinaj për parregullsi në procesin e shpronësimit të pronave përgjatë rrugës Kijevë-Zahaq.

Sipas tij, proceduar e shpronësimit kanë ndodhur përtej nevojave të projektit.

Aliu foli edhe për procesin e ngadaltë të rrugës Podujevë-Prishtinë, duke thënë se edhe ky projekt është në vështirësi të realizimit si pasojë e shpronësimeve.