Gazetari i njohur saudit, Jamal Khashoggi, i cili u zhduk katër ditë më parë pasi hyri në Konsulatën e Arabisë Saudite në Stamboll, raportohet së është vrarë brenda atij objekti.
Kështu kanë deklaruar për autoritetet turke të cilët besojnë se gazetari u vra qëllimisht ndërsa më vonë trupi i tij u dëbua nga kompleksi i vendit të krimit, njofton Klan Kosova.
Autoritetet turke thonë se ata besonin se vdekja e Khashoggi u paramendua dhe se zyrtarët sauditë kishin udhëtuar për në Stamboll nga Riad pas marrjes së fjalës se një kritik i profilit të lartë të udhëheqjes aktuale Saudite po planifikon të vizitojë konsullatën.






