Lokale - eSIMy

Një biçiklist ka marrë lëndime të rënda trupore pas goditjes që ka pësuar nga një autobus në Podujevë, përkatësisht në afërsi të Hotel “Besiana”, njofton Llapi.info. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfrimuar Zyrtarja për Informim në Policinë e Stacionit të Podujevës, Antigona Çitaku- Dibrani.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 minuta.

Sipas informatave të para që ka dhënë Çitaku- Dibrani, i lënduari ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar menjëhrë në QKUK. Këtë e konfirmuar për Llapi.info edhe mjeku kujdesatar në Qendrën Emergjente në Podujevë.

Llapi.info mëson se personi i lënduar është i moshës madhore./Llapi.info