Lokale - eSIMy
Së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi një autobus doli nga rruga në Sofje të Bullgarisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në zonën midis Leskov Dol dhe Svoge, rreth 2 km larg Sofjes. Mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.

Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev.

Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk ishin të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut.