Të enjten, pronarët e kompanive të autobusëve që operojnë në linjën Mitrovicë-Vushtrri-Prishtinë, protestuan.

Para komunës së Vushtrrisë, këta u ankuan se gjithë udhëtarët po ua marrin kombi-busët ilegal.

Këta thanë se do të bllokojnë edhe autostrada e rrugë të tjera, nëse kërkesa e tyre për ndalimin e këtyre kombi-busëve nuk merret parasysh.

Një protestë e ngjashme, planifikohet të mbahet edhe në Prishtinë, të premten.