Një projekt pritet të nis së realizuar në Podujevë nga shteti austriak, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar sot në një konferencë për medie, ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ai foli edhe për vendimet që mori qeveria sot për mbështetjen e komunave, ku ndahen rreth 1.3 milion euro për disa komuna.
“Është komuna e Podujevës, Istogut, Shtimes dhe Graqanices, të cilat kanë disa projekte të nënshkruara në kuadër të një marrëveshje me qeverinë e republikën federale të Austrisë, për investime kryesisht në ujin e pijes apo edhe trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Murati.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se parashikimet e ministrisë që drejton janë se rritja ekonomike do të jetë mbi nivelin e para pandemisë, e madje edhe më e larta në rajon, e si rezultat i kësaj në vitin 2024, parashihet që GDP-ja apo bruto prodhimi vendor të tejkalojë edhe shifrën prej 10 miliardë euro.
Ministri Murati në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se është miratuar korniza afat mesme e shpenzimeve për tri vitet në vijim, për periudhën 2023/25, për të cilën tha se është një prej dokumenteve më të rëndësishme.
Sipas tij, kjo kornizë afat mesme e shpenzimeve parasheh se si do të zhvillohen buxhetet për tri vitet e ardhshme, si do të jetë shpenzimi i parasë publike, si dhe do të jenë prioritetet.
Ai shtoi se presin që të vazhdojë trendi i rritjes ekonomike dhe i të hyrave buxhetore, për shkak se si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, po e shohin vazhdimin e trendit të rritjes së të hyrave./Llapi.info






