Qendra Rinore në Podujevë organizoi transmetimin e ndeshjes Shqipëri-Serbi në Palestrën e Sportit “Hakif Zejnullahu” ku të pranishëm ishin shumë llapjan.

Llapjanët si sportdashës krijuan një atmosferë mjaft të mirë dhe pa incidente, mirëpo fati nuk i priu kombëtares shqiptarë që të triumfoj në këtë ndeshje.
Ky organizim ishte për qëllime humanitare pasiqë pijet dhe gjërat ushqimore të cilat shikuesit llapjan i blenin brenda në palestër të gjitha ato të holla do të shkojnë për familje në nevojë./Llapi.info

Në videon e mëposhtme mund të shihni atmosferën e cila ka mbretëruar gjatë ndeshjes së mbrëmshme: