Atletico Madrid dhe Chelsea janë në bisedime për një tjetër marrëveshje.
Dy klubet e mëdha evropiane kanë pasur ndër vite bashkëpunime të mira, ndërsa i fundit ishte ai me Alvaro Moratën.
Tani klubi nga kryeqyteti spanjoll Atletico Madrid po kërkon afrimin e Marcos Alonsos nga Chelsea.
Mbrojtësi i majtë spanjoll ka humbur vendin e titullarit tek londinezët me Frank Lampardin që po e preferon italianin Emerson para tij.
Los Colchoneros janë në bisedime të avancuara me Chelsean për ta marrë në huazim për Alonson me të drejt blerje.
Atletico është gati të paguajë pesë milionë euro për huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 20 të tjera.
Gjithsesi interesim për 28-vjeçarin kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha italiane Juventus dhe Inter.