Atalanta ka barazuar 1:1 të dielën në udhëtim te Sassuolo 1:1, duke bërë që Interi të shpallet kampion edhe matematikisht në Serie A.

Skuadra zikaltër tani ka 82 pikë, 13 pikë më shumë se përcjellësi Atalanta që është në pozitën e dytë me 69 sosh katër ndeshje pa u mbyllur kampionati.

Interi arriti të fitojë titullin kampion pas 11 viteve ndërsa ky është titulli i 19-të në histori të klubit.

Interi të shtunën fitoi në udhëtim ndaj Crotones me rezultatin 2:0